Votimi elektronik, "bibla" e zgjedhjeve! Ka nje qendrim te palekundur sot nga opozita parlamentare per standardet e zgjedhjeve, te vetmin kusht dhe garanci, votimin elektronik!

info@pdk.al | www.pdk.al

Ka nje qendrim te palekundur sot nga opozita parlamentare per standardet e zgjedhjeve, te vetmin kusht dhe garanci, votimin elektronik!

Mazhoranca thote sot, se nuk ka kohe, ne fakt ka kohe, por nuk ka vullnet!

Mazhoranca thote sot, se ka kosto, por ne fakt vetem Beqja ka abuzuar per nje vit me shume se kostoja e zgjedhjeve.

Mazhoranca thote sot, se PD-ja nuk e meriton votimin elektronik, ne fakt nuk e meriton as PS, as PD, por e meritojne shqiptaret per te votuar dhe vendosur te lire.

Mazhoranca thote sot, se vendet e tjera nuk e kane kete sistem, por ne fakt ato nuk kane fenomenin e vjedhjes dhe manipulimit te votes, nuk kane kriminele ne parlament, nuk kane grupe kriminale qe kontrollojne zgjedhjet, ndaj duhet numrim elektronik.

Mazhoranca kur ishte opozite, nuk kerkoi standarde per vendin, por pazare dhe garanci per pushtetin personal. Shembi kushtetuten per zgjedhjen e Presidentit te Republikes, duke e kthyer nga garanti i unitetit kombetare, ne produkt politik te nje pale.

Shembi sistemin zgjedhor, duke u perpjekur te godase pluralizmin dhe te zhduke disa parti politike.

Pra, per tete vite ne opozite, PS nuk kerkoi standarde, por pazare politike ne dem te institucioneve dhe demokracise ne vend.

Te gjitha keto i arriti me "konsensus" me PD, ndersa sot kur opozita i kerkon standardet, PS-ja i kthehet retorikes.

Kur PD sot ne opozite, po tregohet me dinjitoze, se PS ne opozite dje, minohet fryma e konsensusit dhe fillon perplasja dhe demagogjia e radhes.

Sa per kujtese, Partia Demokristiane e Shqiperise, si subjekti politik është goditur me shume nga manipulimi, vjedhja dhe tjetersimi i votes.

Ne vitin 2007, isha i vetmi minister, qe votova kunder mazhorances ku beja pjese per ndryshimet kushtetuese per zgjedhjen e Presidentit.

Ne vitin 2008, grupi parlamentar demokristian futet ne greve urie ne Kuvend, duke kundershtuar pazaret e PS e PD per ndryshimin e kodit zgjedhor.

Ne vitin 2009 bashkohemi ne opozite me PS ne aksionin politik per voten e lire.

Sot ne vitin 2017, serish bashkohemi me opoziten dhe standardet zgjedhore.

Ne te gjitha rastet kemi lene dhe sakrifikuar pushtetin duke zgjedhur opoziten dhe standardet. Kur opozita dhe qeveria jane bere bashke mes pazaresh, demokristianet perseri jane vendosur kunder tyre dhe ne krah te standardteve.

Ndaj nese asnje parti apo lider politik, nuk e ka te drejten morale per ti kerkuar standardet, demokristianet shqiptare kane te drejten e Zotit per ti kerkuar dhe gezuar standardet e zgjedhjeve, qe sot është votimi elektronik.

Ka ardhur momenti, qe per here te pare te fitojne standardet dhe jo pazaret politike, te fitoje vota e lire, te fitojne qytetaret shqiptare, qe ne fund te vendose vota per qeverisjen e vendit, jo varferia dhe korrupsioni qeveritar.

A ka te drejten morale dhe politike PD-ja sot ne opozite, te kerkoje reforme zgjedhore?!

Mendoj se po, per faktin se PD dhe opozita sot, nuk po kerkon pazare, por standarde dhe garanci per te gjithe!

Rama nuk po arrin te ngrihet si "burre shteti", duke arritur konsensus me opoziten dhe vendosur standarde, por mbeti nje magazinier pazaresh dhe marifetci politik i pariparueshem.

Sot Rama, ka dy mundesi, e para, te pranoje propozimet e opozites dhe te drejtoje zgjedhjet. E dyta, te konsumoje afatin kater vjeçar kushtetues, te largohet, dhe zgjedhjet ti organizoje nje qeveri tranzitore.

Është koha per aksion dhe vendosmeri per opoziten dhe pergjegjshmeri dhe tolerance per mazhorancen.

Nese njera cedon, varianti maqedonas na pret edhe ne!

Opozita po fillon ngritjen e madhe duke gjetur veten dhe kauzen, qeveria cmontimin dhe degjenerimin politik dhe moral!

Made with Adobe Slate

Make your words and images move.

Get Slate

Report Abuse

If you feel that this video content violates the Adobe Terms of Use, you may report this content by filling out this quick form.

To report a Copyright Violation, please follow Section 17 in the Terms of Use.